Drejtori i Shoqatës Humanitare – Kulturore ” ISTANBUL” me seli ne Prizren së bashku me stafin e tij, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Gjilanit, në të cilin u prit nga kryetari, Naim ef Aliu.
Kryetari Aliu e njoftoi drejtorin Ismail Selim me punën dhe të arriturat e KBI-së në Gjilan dhe falënderoi drejtorin për punën dhe kontributin e shoqatës ” Istanbul” e cila në Kosovë në përgjithësi e në veqanti në Gjilan ka pasur aktivitete të shumta kulturore dhe puna e tyre nuk është ndalur asnjëherë deri në ditët e sotme.
Drejtori Ismail Selim e falënderoi kryetarin Aliu për pritjen, si dhe premtoi përkrahje të mëtutjeshme për Këshillin e Bashkësisë Islame në projektet e përbashkëta. /2LONLINE.com/