Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me u.d drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi, kanë vizituar shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë për të parë nga afër punimet që janë kryer në këtë shkollë.
Kastrati ka thënë se krijimi i kushteve më të mira për nxënësit tregon angazhimin në arsimim cilësor.
“Kjo është pamja e re e shkollës “Rexhep Mala” në Topanicë. Nga programi për efiçiencë të MZHE-së, kemi siguruar projektin për renovimin e objektit ku janë përfshirë: dritare të reja, dyer, fasada e jashtme, punët makinerike, ndriçim elektrik. Krijimi i kushteve më të mira për nxënësit tanë, tregon seriozitetin në angazhimin tonë për arsimim cilësor. Vazhdojmë me punë”, ka thënë ai.
Kurse u.d drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Mirhane Morina-Bislimi tha se renovimi i kësaj shkolle u krijon nxënësve ambient më të mirë për mësim.
“Renovimi i shkollës “Rexhep Mala” u krijon nxënësve ambient më të mirë si dhe cilësi në arsimim. Do të mundohemi që të kemi më shumë projekte të tilla që nxënësve të komunës sonë të mos iu mungoj një ambient i përshtatshëm për mësim”, ka thënë ajo.