Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është takuar sot me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ku diskutuan për krijimin e Zonës Ekonomike në Kamenicë dhe projekte të tjera.
Sipas Kastratit, krijimi i Zonës Ekonomike ka një rëndësi të veçantë për komunën tonë por nuk është përjashtuar edhe mundësia e përkrahjes së bizneseve dhe turizmit nga ana e MTI-së.
“Gjithashtu, në këtë takim diskutuam për mundësitë e tjera që të përkrahet Kamenica, e me theks të veçantë për përkrahjen e bizneseve dhe turizmtit në komunën tone”, ka thënë kreu i komunës.
Ai tha se është shumë i lumtur që Ministri Shala u shpreh i gatshëm që të na mbështesë në krijimin e kësaj zone në qytetin tonë.