Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati po merr pjesë në takimin me përfaqësuesit e shoqatave të bashkëqytetarëve të Komunës së Kamenicës, që jetojnë e veprojnë në Zvicër.
Gjatë takimit në Cyrih të Zvicrës, është diskutuar mundësia e bashkëpunimit të mëtutjeshëm me organizatat që veprojnë atje.
Kryetari Kastrati ka thënë se është shumë krenar për bashkëqytetarët tanë, që kanë arritur sukseset më të larta profesionale atje.
Ndër të tjera, Kastrati tha se bashkëqytetarët tanë në diasporë, po na bëjnë prezantim dinjitoz në Evropë.