Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën për Zhvillim ekonomik dhe Diasporë Majlinda Krasniqi kanë pritur në takim pronarët e rrjetit të marketeve SPAR në Zvicër Rolf Eckstein, Tania Eckstein dhe Nezhmedin Iseni, ku u diskutua rreth potencialit të komunës së Kamenicës për investime nga jashtë.
Kryetari Kastrati u shpreh i kënaqur për pritjen e tyre në Kamenicë, të cilin njëherit falënderoi pronarët për bashkëpunim.
“Jua sqarova potencialin e komunës tonë për investime nga jashtë dhe diskutuam për sjelljen e investimeve në fushën e bujqësisë organike”, tha ai.
Ai poashtu falënderoi bashkëqytetarin nga Kamenica Nexhmedin Iseni për kontributin e vazhdueshëm që jep për vendin, duke qenë vet investitor por edhe duke i krijuar kontakte të rëndësishme më jashtë.
Pas kësaj, ata njoftuan për investimet e fundit që po i bëjnë në Kosovë nga ky rrjet i marketeve. Gjithashtu u zotuan së do të vazhdojnë lobimin për Kamenicën, për sjelljën e investimeve në fushën e bujqësisë organike, si një nga potencialet e së ardhmes.