Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me Koordinatorin e Shtabit Emergjent, Hysen Jerliu, si dhe drejtoreshën e Drejtorisë së Administratës, Brikenë Ramabaja, kanë pritur në takim Komandantin e ekipës së LMT përgjegjës për Komunën e Kamenicës, Cullen Udell dhe zëvendëskomandantin Tony Fravel.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën në të cilën ndodhet Komuna e Kamenicës pas vërshimeve, si dhe lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë takimit e njoftoi KFOR-in Amerikan lidhur me situatën aktuale në komunën e Kamenicës dhe dëmet e shkaktuara nga vërshimet.
“Gjatë takimit të sotëm, e njoftuam në detaje KFOR-in Amerikan për gjendjen e cila po mbretëron në komunën tonë. Situata e shkaktuar nga vërshimet ka sjellur dëme të mëdha, si në infrastrukturën rrugore, po ashtu edhe në objekte e prona private. Falënderoj KFOR-in Amerikan, që gjithmonë është i gatshëm të na ndihmojë me të gjitha kapacitetet e tyre. E çmojmë lartë angazhimin dhe interesimin e tyre për komunën tonë”, u shpreh Kastrati.
Edhe koordinatori i Shtabit Komunal, Hysen Jerliu, është shprehur i lumtur që KFOR-i Amerikan, po tregon gatishmëri për asistim.
Ndërsa, nga ana tjetër KFOR-i Amerikan, duke falëndeuar Komunën e Kamenicës për mikëpritjen, u shprehën të gatshëm që të ndihmojnë komunën e Kamenicës, në çdo kohë dhe situatë, me të gjitha kapacitetet që kanë. /2LONLINE.com/