Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me ekipin e tij kanë pritur sot në takim Driton Hapçiu-Kryetar i Bordit në Cacttus Education, Vildane Kelmendi –Drejtoreshë Ekzekutive si dhe Donjeta Ismajli e cila është drejtoreshë operacionale në këtë institucion.
Ata kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit mes të dy institucioneve në fushën në të cilën Cacttus Education operon.
Ky bashkëpunim specifikisht do të jetë në fushën e teknologjisë, fushë kjo në të cilën Komuna e Kamenicës ka hedhur hapa konkret e ka realizuar projekte që do të inaugurohen së shpejti. /2LONLINE/