Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtoreshën për Buxhet dhe Financa Ardita Dërmaku kanë pritur në takim Komisioneren për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva-Dërmaku.
Ata kanë diskutuar rreth obligimeve ligjore të komunave për të garantuar realizimin e të drejtës së qytetarëve për mbrojtje të të dhënave personale dhe për qasjen në dokumente publike.
Komisionerja Sogojeva diskutoi me Kryetarin Rahimaj edhe për Programin e Transparencës dhe sigurimin e qasjes në dokumente publike, hartimin e Politikave të Privatësisë, si dhe për fuqizimin e rolit të zyrtarëve përgjegjës për mbrojtje të të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike. /2LONLINE/