Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati së bashku me Drejtoreshën e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Suna Zajmi-Krasniqi, si dhe Azemine Maliqi përfaqësuese e grupit të grave në Kamenicë kanë pritur në takim nënat vetëushqyese nga Kamenica.
Gjatë këtij takimi që u mbajt për nder të festës së 8 Marsit u diskutua në lidhje me problemet dhe sfidat që ato përballen çdo ditë.
Kastrati tha se komuna është e gatshme të bashkëpunoj, në mënyrë që nënat vetëushqyese ta kenë më të lehtë jetesën.
“Kjo kategori e shoqërisë meriton përkrahje edhe pse nuk mbrohet me ligj. Ne si komunë do të angazhohemi maksimalisht me akterët tjerë, që kësaj kategorie t’i sigurohet barazi, në mënyrë që të mos ndjehen të diskriminuara”, shtoi Kastrati.
Ndërsa drejtoresha, Suna Zajmi-Krasniqi tha se do të bëjnë përpjekje të vazhdueshme që grave vetëushqyese dhe fëmijëve të tyre, t’i ofrohen mundësi për trajnime, certifikime dhe një jetesë më e mirë.
Kurse nënat vetëushqyese duke falënderuar kryetarin dhe komunën për ftesën për këtë takim, ato shprehen edhe problemet dhe preokupimet që ballafaqohen çdo ditë.