Kryetari i Komunës së Kamenicës, kadri Rahimaj, ka pritur në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipën e tij.
I pari i komunës ka thënë se së bashku me Kryetarin Kasami kanë diskutuar për sfidat komunale dhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale.
“Pata kënaqësinë që sot të pres në takim Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me ekipin e tij.
Diskutuam sa i përket sfidave komunale, organizimit të brendshëm, dhe projekteve që të dyja komunat momentalisht janë duke realizuar.
Nuk munguan diskutimet edhe për bashkëpunimet e mundshme ndërkomunale, që do të mund të ndihmonin në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve.
Takimin e rradhës u dakorduam ta kemi në Tetovë”, ka shkruar Rahimaj. /2LONLINE/