Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot ka nënshkruar projekt rregulloren komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve.
Kreu i Komunës tha se kjo rregullore do të jetë udhërrëfyese drejt përmirësimit të mirëqënies së qytetarëve.
“Qeverisja e drejtë merr kuptim vetëm kur indikatorët e të drejtave të fëmijëve dalin pozitiv dhe për ne kjo rregullore do të jetë udhërrëfyese drejt përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve të Kamenicës”, deklaroi kryetari Kastrati.