Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Xhevdet Gegollaj nga Fondacioni Jeshil ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
I pari i komunës ka thënë se kjo marrëveshje ka për qëllim themelimin e një mekanizmi bashkëpunues për trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme e fusha të tjera.
“Bashkë me z.Xhevdet Gegollaj kemi nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me qëllim të themelimit të një mekanizmi bashkëpunues, duke përfshirë këtu, trajtimin e mbeturinave organike, sigurinë ushqimore, bujqësinë e qëndrueshme, zhvillimin e ekonomisë qarkore dhe fuqizimin e rinisë.
Falënderoj z.Gegollaj dhe Fondacionin Jeshil për bashkëpunimin, duke uruar që të mos jetë ky bashkëpunim vetëm 3 vjeçar”, ka thënë ai. /2LONLINE/