Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka marr pjesë si panelist në lansimin e platformës “Forumi i gruas për siguri në Kosovë”.
Në debat, Kastrati ka thënë se Komuna e Kamenicës është e përfaqësuar shumë mirë nga gjinia femërore, ku 6 nga 11 drejtoritë e komunës udhëheqen nga gratë.
“Komuna e Kamenicës trajton çështje të cilat i brengosin më shumë gratë në raport me sigurinë. Dhuna me bazë gjinore është më e ultë në Kamenicë, në raport me vendet e tjera të Kosovës,por kjo mund të jetë edhe rezultat i mosraportimit. Kemi qenë pjesë e marshit kundër dhunës në familje, kemi Zyrtaren për të Drejtat e Njeriut që organizon kampanja vetdijësuese nëpër shkolla e në bashkësi si dhe bashkëpunojmë me organizata qendrore”, ka theksuar ai.
Gjatë këtij debati, Kastrati tha se janë duke e hartuar Draft-Rregulloren Kundër Ngacmimit Seksual në Vendin e Punës dhe se janë duke punuar që të arrijnë objektivat për mirëqenien, pjësëmarrjen në vendimarrje si dhe sigurinë e gruas.