Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport kanë pritur sot në takim futbollistin e përfaqësueses së Kosovës Donat Rrudhani.
Ata kanë diskutuar rreth sukseseve të tij në këtë ekip me kaq rëndësi si dhe për krenarinë që i jep vendit si dhe Komunës së Kamenicës angazhimi i tij.
“I tregova nga afër edhe punët e mira si dhe investimet që po bëhen në infrastrukturën sportive”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Ai ka shtuar gjithashtu se Kamenica ka një numër talentësh të dëshmuar në futboll, e për ne është detyrë që të krijojmë kushte sa më të mira, ambient të përshtatshëm e mbështetje të vazhdueshme për ata që do të vijnë në vazhdim.
Kryetari Rahimaj në llogarinë e tij ka falenderuar futbollistin për vizitën në Komunën e Kamenicës. /2LONLINE/