(2L ONLINE) – Edhe gjatë kësaj fundjave kryetari i komunës së Kamenicës Begzad Sinani ka dalë për inspektimin e rrugëve lokale të fshatit Koretin.
Për këtë vit në komunën e Kamenicës janë asfaltuar shumë rrugë por këto projekte infrastrukturore nuk do të mungojnë edhe gjatë viteve në vazhdim të këtij mandati qeverisës të kryetarit Sinani, thonë zyrtarët komunal.
Kryetari Sinani gjatë inspektimit në lagjen Kovani të fshatit Koretin ka falënderuar qytetarët për mikpritjen e bërë dhe është shprehur se ndihet i kënaqur me tatimpaguesit e kësaj lagjeje.
“Ju jeni ata që keni paguar tatimet e juaja pronësore dhe me paratë tuaja keni ndërtuar rrugët që sot ne po i asfaltojmë ato”, ka thënë Sinani.
Po ashtu ai është shprehur se projekte të tjera për këtë fshat do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2015. Rruga e asfaltuar në lagjen Kovani është në gjatësi prej 580 metrash, ndërsa ka kushtuar rreth 22. 500 euro./2L ONLINE/