Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshjen për hartimin e projektit të varrezave të reja të qytetit, bashkë me kreytarin e Këshilluit të Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu.
“Ky projekt i cili do të ofrojë zgjidhje afatgjate për komunën e Gjilanit, do të fillojë të jetësohet së shpejti”, ka thënë kryetari Hyseni.
Përndryshe, projekti i varrezave të qytetit ka marrë mbështetjen e shumicës së kuvendarëve javë më parë, ndërkaq është konfirmuar ligjshmëria edhe nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Zgjidhja për varrezat po bëhet për 100 vitet e ardhshme”, ka theksuar kryetari i Komunës, Alban Hyseni. /2LONLINE/