Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e kolegjit AAB, dr. Sc. Bujar Demjaha dhe me rektorin e Universitetit të Pejës, prof. Dr. Armand Krasniqi.
Kryetari Hyseni ka thënë se në të dy marrëveshjet, përveç tjerash, u pajtuan të bashkëpunojmë për nxitjen e shkëmbimit të shumanshëm në funksion të zhvillimit institucional.
“Ne si komunë, në projektet tona, synojmë përfshirjen akademike në sa më shumë projekte nga të gjitha fushat në kuadrin e projekteve të arsimit të lartë. Kjo përfshirje do të vazhdojë të aplikohet përmes bashkëpunimit me universitete e partnerë mbështetës në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar”, ka theksuar kreu i Komunes, Alban Hyseni. /2LONLINE.