Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka uruar ambasadorin e ri amerikan, Jeff Hovenier, me rastin e marrjes së detyrës në Kosovë.Në urimin e kryetarit Hyseni thuhet:
I nderuari z.Jeff Hovenier
Kam kënaqësinë e jashtëzakonshme t’ua drejtoj urimet e mia më të përzemërta për marrjen e detyrës nga ana juaj si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.
Jam i bindur se marrëdhëniet e përzemërta ekzistuese midis SHBA dhe Kosovës do të thellohen më tej gjatë mandatit tuaj si Ambasador. Pres që të punojmë ngushtë me ju në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe për të mirën reciproke të dy popujve tanë.
Juve ju uroj shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe lumturi, ndërsa popujve tanë paqe, progres dhe prosperitet të vazhdueshëm.
Ju lutemi pranoni, Shkëlqesi, konsideratën time më të lartë. /2LONLINE/