Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është takuar sot drejtorin e selisë së Fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), Rene Schlee, dhe koordinatorin e programit për demokratizim dhe qeverisje lokale, Egzon Osmanaj.
Kreu i Gjilanit tha se si Fondacion që do i kushtojë rëndësi të veçantë avancimit të demokracisë përmes një projekti specifik, krijuam partneritet të natyrshëm.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti është avancimi demokracisë nga poshtë-lart dhe rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në qeverisje, duke siguruar drejtësi sociale”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/