Për të mos u identifikuar krejtësisht me kundërshtarët e Ushtrisë së Kosovës, kryetari i Gjilanit z. Lutfi Haziri, gjatë prononcimit të djeshëm të tij në TV Klan, për Ushtrinë e Kosovës, të vetmin element që me kokulur, taktikisht e nxori nga goja, ishte gjysmë fjala: “Urime kjo ditë”!
Shkruan: Shefik Surdulli
Po cila ishte kjo “Ditë” për ty, kryetar, dhe kujt ia drejtove këtë “urim”: gazetarit, teleshikuesve, “Skënderbeut”, “Agim Ramadanit”, “Idriz Seferit”, “Sylë Zarbicës” (tash së fundi!), apo qytetarëve tuaj që dje qenë në kulmin festiv për lindjen e Ushtrisë së tyre, ushtrisë së këtyre heronjve, përmendoret – bustet e të cilëve i ngrite në qytet me aq pompozitet të lart mediatik?!
Se për atyre tre “elefantëve” që për të satën herë i ranë “lumit”, gjithsesi jo, nuk ua drejtove atyre, ngase ata nuk janë të mendësisë dhe të partisë suaj. Ata janë “elefantë”, z. Haziri, me të cilët dje ke pasur rastin, që ta “dridhesh urën”!
Urime Ushtria e Kosovës, kryetar! Urim ky i vetmi me të cilin dje ka komunikuar e gjithë bota shqiptare, me përjashtim tuajin!
/autori është këshilltar komunal, nga PDK Gjilan/