Me rastin e ndarjes nga jeta të të riut nga Gjilani, Agron Maliqi, kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së tij.
E nderuara familje Maliqi,
Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të Agron Maliqit, djalit të mikut tim të ndjerë, bashkëpunëtorit të pashoq e ish-drejtorit komunal, Zijadin Maliqi.
Agronin do ta kujtojmë të gjithë si djalë të dashur, të sjellshëm e punëtor.
Në këto momente të rënda për familjen, ju lus të gjeni forcën ta përballoni dhimbjen, të cilen e ndajmë edhe ne me ju. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen-, thuhet në telegram. /2LONLINE/