Anëtari i Parlamentit Evropian, Lukas Mandl është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.
E kryetar i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni e ka vlerësuar kontributin e z. Mandl dhënë për Kosovës, duketheksuar se ai njihet për kontributin e tij në favor të Kosovës, për diplomacinë, paqen, politikën, shoqërinë, kulturën e arsimin.
“Miqësia e Austrisë me vendin tonë është me vlerë të veçantë, këtë do ta çmojmë dhe kultivojmë, ngase rruga jonë, vlerat tona të përbashkëta si dhe synimet tona euro-integruese janë fuqia e kësaj lidhjeje”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/