“Pas grumbullimit të nënshkrimeve të nevojshme për thirrjen e një Seance të Jashtëzakonshme për votimin e lokacionit të ri të varrezave të qytetit, u bëj thirrje publike asamblistëve të të gjitha partive politike të KK-Gjilan, të mobilizohen e të votojnë lokacionin e ri, zgjidhje kjo për 100 vitet e ardhshme. Është koha të veprojmë në të mirë të komunitetit, pa dallime politike”, ka thënë në thirrjen e tij, adresuar këshilltarëve komunalë të të gjitha partive politike, kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.