Terrenet sportive po u shtohen shkollave të Komunës së Gjilanit. I shtati terren sportiv po përfundon në shkollën e Bresalcit, thonë drejtuesit e komunës së Gjilanit.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se po përmbyllen punimet e terrenit sportiv në shkollën “Vesel Muji” në Bresalc, me vlerë 63,000.00€.
“Ky është tereni i shtatë sportiv për shkollat e qytetit tonë. Kushte e infrastrukturë cilësore, për të ardhmen tonë, për fëmijët tanë”, tha Hyseni. /2LONLINE/