DYLON

Mbahet takimi i Bordit të AZHR Lindje

Mbahet takimi i Bordit të AZHR Lindje
Avatar photo Redaksia

Bordi i Agjencisë për Zhvillim Rajonal –  Lindje, ka mbajtur takimin e rregullt.

Në emër të kryesuesit të Bordit të Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje, njëherit kyetarit të Komunës së Gjilanit,  Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku ka falënderuar  të gjithë pjesëmarrësit.

EkoHigjiena

“Ky takim ka një rëndësi të jashtëzakonshme për avansimin dhe koordinimin e politikave zhvillimore lokale dhe aktiviteteve për arritjen e objektivave të përbashkëta për zhvillim të balansuar rajonal”, tha nënkryetarja e Gjilanit.

Drejtori ekzekutiv i AZhR Lindje, Agim Zeka prezantoi raportin e punës për vitin 2023, rezultatet e arritura si dhe planin e punës për vitin 2024.

Në këtë takim me vota unanime është miratuar raporti i punës së AZHR Lindje për vitin 2023 si dhe plani i punës për vitin 2024.

Besim Kamberaj, sekretar i  Ministrisë së Zhvillimit Rajonal informoi Bordin e AZHR Lindje në lidhje me kornizën ligjore për zhvillim rajonal të balansuar duke e vënë në fokus ri-strukturimin e rajonave zhvillimore me ç’rast bazuar në ASK dhe NUTS 3 në Kosovë do të ekzistojnë 7 rajone zhvillimore.

Konkluzion nga takimi është se AZHR Lindje ka lënë pas një vit të suksesshëm dhe se viti që ka filluar do të jetë po aq i suksesshëm duke u bazuar në performancën e lartë të AZHR Lindje.

Pjesëmarrës ishin edhe sekretari i Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, kryetari i Vitisë Sokol Haliti, ai i Parteshit Dragan Petkoviç, zv. kryetari i Kllokotit Hasan Zeneli, zv. kryetarja e Kamenicës Aleksandra Jovanoviç e  përfaqësues nga Komuna e Ferizajit dhe Ranillugut. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.