“Bashkë me drejtoren e shëndetësisë, Doruntina Hasani nënshkruam marrëveshje bashkëfinancimi në vlerë rreth 376 mijë euro me drejtorin e Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, e cila për qëllim ka ofrimin e shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor”, ka thënë, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Sipas tij, në këtë projekt do të angazhohen gjithsej 19 profesionistë shëndetësorë: 6 mjekë të përgjithshëm, 10 infermierë, 2 stomatologë, 1 teknik stomatolog,
Ndërsa, përfitues direkt pritet të jenë: Gratë lehona dhe fëmijët, Personat e moshës së tretë, Personat me aftësi të kufizuara, Personat me sëmundje kronike. /2LONLINE/