Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka pritur një delegacionin nga Partia Social Demokrate në Zvicër, në krye me kryetarin e PSD-së në Berneroberland, Dr. Hans Peter Berger, historianin Prof. Roland Müler dhe zonjën Ursula Martin, deputete nga Berni.
Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se ka prezantuar projektet e Komunës, për të cilat ka marrë mbështetje.
“Para tyre prezantova projektet në proces të Komunës së Gjilanit dhe ato të reja, për të cilat u shprehën të gatshëm për mbështetje dhe bashkëpunim të mirëfilltë. Kontributi dhe angazhimi i tyre i madh për vendin tonë, reflektoi edhe në diskutimet e shumta e përmbajtësore që kishim”, ka thënë kreu i Gjilanit. /2LONLINE/