“Sot inspektuam dëmet e shkaktuara nga reshjet në fshatin Pogragjë dhe zonat përreth, bashkë me drejtorin për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe asamblistë”, ka thënë, Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit.
Ai shtoi se Komisioni për Vlerësimin e Dëmeve të Shkaktuara nga Fatkeqësitë Natyrore, do të fillojë punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.
“Pas përfundimit të këtij vlerësimi do të ndihmojmë qytetarët tanë dhe do të kompensojmë dëmet bazuar në mundësitë tona komunale si dhe duke kërkuar ndihmën e institucioneve qendrore”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/.