Në vlerë prej 121,993.04 euro po vazhdojnë investimet në infrastrukturën në fshatrat e harruara në të kaluarën, ka bërë me dije kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Sipas tij, rreth 1 km gjatësi janë rrugët që po asfaltohen në fshatin Shillovë.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër sot punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugëve të këtij fshati, të cilat tha se janë lënë anash në të kaluarën. /2LONLINE/