Në lansimin e platformës dhe këndit të “Made in Kosova” nga kryeministria, pjesëmarrës ishte edhe kryetari Alban Hyseni në Tech Park, Bërnicë të Prishtinës.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se me ftesë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ishte në përurim të “Made in Kosova” platformës online dhe këndit fizik.
Në këtë event, pjesëmarrës ishte kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla-Schwarz, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, zëvendësministrja e MPJD Liza Gashi, zëvendësministri i MPJD Kreshnik Ahmeti dhe përfaqësues të tjerë institucional.
Ai tregon se platforma MIK është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me USAID dhe përmban informata të detajuara mbi dhjetë sektorët kyç të vendit tonë.
I pari i Gjilanit, tha se këndi fizik “Made in Kosova”, së shpejti do ta hapet në secilin mision diplomatik. Aty, do ta pasqyrohet dhe promovohet Republika përmes prodhuesve, artistëve e sipërmarrësve tanë. /2LONLINE/