Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni ka bërë me dije se për herë të parë pas 23 vitesh, subvencionohet qumështi me 8 cent për litër nga komuna, për t’u shprehur tutje se, kështu ky është një tjetër zotim të cilën po e përmbushin.
“Kemi hapur thirrjen për aplikim për fermerët prodhues të qumështit për gjashtëmujorin e parë Janar-Qershor 2023. Zotimin tonë elektoral tani po e përmbushim duke subvencionuar fermerët 0.08€ për litër, fillimisht për periudhën e parë 6-mujore Janar-Qershor, për të vazhduar edhe me periudhën e dytë Korrik-Dhjetor 2023”, ka thënë kryetari Hyseni.
Afati për aplikim është nga data 12 Shtator deri më 26 Shtator 2023. /2LONLINE/