Kryetari I Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ishte pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.
“Tema e këtij paneli ishte avancimi i agjendës së gjelbër në Kosovë dhe në rajon. Në këtë panel, diskutova rreth projekteve të xhepave të gjelbër për çdo lokalitet, mobilizimin e qytetarëve në aktivitetet e kampanjës së pastrimit Green & Clean, si dhe përfitimet që komuna e Gjilanit do t’i ketë me rastin e nënshkrimit të Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme”, ka shkruar në profilin e tij, kryetari Hyseni.
Ja postim i plotë i kryetarit Hyseni:
Kisha kënaqësinë të isha pjesë e panelit të Edicionit të 5-të të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.
Tema e këtij paneli ishte avancimi i agjendës së gjelbër në Kosovë dhe në rajon. Në këtë panel, diskutova rreth projekteve të xhepave të gjelbër për çdo lokalitet, mobilizimin e qytetarëve në aktivitetet e kampanjës së pastrimit Green & Clean, si dhe përfitimet që komuna e Gjilanit do t’i ketë me rastin e nënshkrimit të Kartës për Komunën e gjelbër dhe të qëndrueshme
Ky edicion u organizua nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Ministria e Zhvillimit Rajonal, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ-i gjerman dhe organizatat e shoqërisë civile INDEP dhe BGF. /2LONLINE/