Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, po vazhdon vizitat në projektet infrastrukturore.
Kreu i Gjilanit ka vizituar punimet e asfaltimit të rrugëve në fshatin Cernicë, ku ka bërë të ditur se vlera e projektit është 89,851.00 euro.
“Po punojmë në çdo fshat e në çdo lagje të qytetit”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/