Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga drejtori i Kadastrit, Gjeodezisë dhe Pronës, Bekim Salihu, ka inspektuar sot punimet gjatë asfaltimit të rrugës “15 Qershori”.
Kryetari Hyseni bëri të ditur se brenda tri orësh do të përfundojë asfaltimi i kësaj rruge.
“Për asfaltimin e kësaj rrugë janë bërë përgatitje paraprake. Nga biseda që patëm me punëkryesin, brenda tri orësh do të përfundohet asfaltimi dhe do të lihet kohë për çështje të temperaturës, çështje teknike e specifikat e asfaltimit, për t’u liruar më pas për qarkullim”, ka thënë kryetari Hyseni.
Ai theksoi se shumë shpejt do të bëhet edhe sinjalizimi i rrugës për t’u përmbyll i gjithë projekti.
“E di që mbase mund të jemi vonuar pak me rrugën, por është bërë zgjidhje e mirë tash edhe për çerdhen, për bizneset e qytetarët”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/