Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Kushtrim Zeqiri, pritën mysafirin special të Talias së Flakës, aktorin Orhan Kurtuldu, i lindur në Gjilan, por që jeton e vepron si artist në Turqi.
Në takim, pos tjerash, u diskutua rreth mundësisë së realizimit të një projekti të përbashkët Teatror Gjilan- Turqi si mundësi e mirë për më shumë shkëmbime kulturore në mes të dy vendeve.
Kryetari Hyseni, i dhuroi dy botime mbi trashëgiminë Kulturore të Anamoravës dhe ndau një mirënjohje për pjesëmarrje edhe kontribut të Orhan Kurtuldu-së, në edicionin e 33-të të Festivalit të Dramës Shqipe, Talia e Flakës 2024.
Rikujtojmë se aktori Orhan Kurtuldu, ishte mysafir special në Talia 2024, duke u prezantuar me një fjalim motivues mbi rrugëtimin e tij jetësor e teator.
Drejtoria e Kulturës në Gjilan, Orhanit i uron fat dhe shumë suksese në veprimtarinë e tij artistike. /2LONLINE/