Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Hidromorava, Ymer Salihu, ditë më parë, kishin nënshkruar dy marrëveshje të rëndësishme. Marrëveshja e parë ka të bëjë për shërbimet e ujësjellësit dhe ujërave të ndotura. Ndërsa e dyta ka të bëjë me marrëveshjen e bashkëpunimit për financimin e projektit për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Cernicë të Komunës së Gjilanit.
“Cërnica me sistem ujësjellësi, sipas projektit me vlerë mbi 750.000 euro”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, tregoi se kanë nënshkruar memorandumin e bashkëfinancimit me kryeshefin e KRU Hidromorava Ymer Salihu, për ndërtimin e sistemit të ujësjellësit në fshatin Cërrnicë.
Më tej kryetari tregoi se përveç buxhetit të siguruar nga Ministria e Ekonomisë, edhe komuna do të participojë me mbi 250 mijë euro.
“Ditë për ditë, fshat për fshat, për sisteme ujësjellësi deri në fshatin e fundit”, tha kryetari Hyseni.
Ndërsa kryeshefi ekzekutiv, Ymer Salihu, vlerësoi përkushtimin e komunës për të avancuar projektet e rëndësishme infrastrukturore në rrjetin e ujësjellësit.
Ai siguroi se KRU Hidromorava do të vazhdojë të punojë me përkushtim të plotë për të realizuar projektet e parapara dhe për të ofruar shërbime cilësore për të gjithë konsumatorët e KRU Hidromorava Sh.A Gjilan. /2LONLINE/