Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, gjatë një takimi me fermerët, ka bërë të ditur se buxhetin për bujqësinë nga 400 mijë euro në vitin 2023, për këtë vit është rritur për 100 për qind – mbi 800 mijë euro.
Ai tha se dëgjimet publike i kemi organizuar për të siguruar pjesëmarrje të fermerëve në planifikim dhe vendimmarrje.
“Ndërkohë sot, i kemi takuar fermerët me qëllim të diskutimit për plotësim-ndryshimin e rregullores për subvencionimin e fermerëve. Nuk duam më rregullore që na kufizon në 1500 subvencione por rregullore që u jep mundësinë e merituar atyre që me djersë e mund punojnë çdo ditë. Për bujqësi të zhvilluar e mbështetje të fermerëve meritor”, ka thënë kreu i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/