(2LONLINE) – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar Shërbimin e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit, ku u prit nga komandanti i këtij shërbimi, Shaip Ismajli si dhe nga U.D. i Dejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Rexhepi.
Haziri u njoftua nga përfaqësuesit e këtij institucioni me punën dhe sfidat e tyre.
“Ju urojmë punë mbarë në detyrën e re. Na vjen mirë që vizitën e parë e keni bërë te zjarrëfikësit dhe kjo tregon seriozitetin tuaj. Për momentin janë 33 zjarrëfikës. Gjatë këtij viti kemi pasur 524 intervenime. Kemi nevojë për mbështetjen e komunës që të punojmë susksesshëm”, ka thënë Shaip Ismajli, komandant i Shërbimit të Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit.
Nga ana tjetër, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se e ka zgjedhur që vizitën e parë ta bëjë në këtë institucion që kujdestaron 24 orë. Ai tha se do ta kenë mbështetjen e parezervë të Komunës, për t’ua zgjidhur problemet që ka ky institucion.
“Jo rastësisht e kam zgjedhur këtë institucion, që jeni në kujdestari 24 orë. Për mua, Shërbimi i Zjarrfikësve është barabartë me insitucionet tjera të siguris. Bashkë do t’i zgjidhim të gjitha problemet e këtij institucioni”, ka thënë kryetari Haziri. /2lonline/