(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij një delegacion të KFOR-it turk, në krye me Lejtnantin e parë Sadik Ozsensoy.
Në këtë takim mes dy palëve, u folë për gjendjen e sigurisë në Komunën e Gjilanit, që u vlerësua të jetë e mirë.
Kryetari Haziri ka falënderuar z. Ozsensoy për vizitën, duke u zotuar se do të ketë bashkëpunim të mirë mes dy palëve në të ardhmen.
Haziri po ashtu është zotuar se do të ketë bashkëpunim të shkëlqyeshëm edhe me komunitetin turk në Gjilan, duke ua zgjidhur problemet e tyre në përgjithësi. /2lonline/