Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur volejbollistet e KV Drita, në krye me trajnerin Lorik Ilazi, pasi ditë më parë u shpallën kampione të Kosovës për edicionin 2020/2021.
Kryetari Haziri, pasi i uroi volejbollistet për suksesin, theksoi se këto janë vashat e arta dhe krenaria e Gjilanit.
“Këto janë vashat e arta dhe krenaria e qytetit të Gjilanit. Mbështetja e Komunës së Gjilanit do të jetë maksimale. Do t’ju qëndrojmë afër gjatë gjithë kohës, me të gjitha mundësitë insitucionale. Falëmnderit Lorik Ilazi dhe volejbollisteve që rikonfirmuan se Gjilani është kryeqendër e sportit”, tha kryetari Haziri.
Ndërkaq, kryetrajneri i KV Drita, Lorik Ilazi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe mbështetjen e ofruar në vazhdimësi. /2LONLINE.com/