(2LONLINE) – Kryetari i ri i Komunës, Lutfi Haziri, pas marrjes së detyrës, ka nxjerrë dy vendime. I pari ka të bëjë dhënien e objektit të kryetarit për Muze, ashtu siç kishte premtuar, ndërsa tjetri me emërimin e ushtrueseve të detyrës së drejtorëve komunalë, nga radhët e shërbimit civil.
Haziri ka thënë se do të punojë me këtë staf këshilltarësh deri në emërimin e drejtorëve të rinj, për të mos lënë vakum institucional. Ai paralajmëroi reduktim të numrit të drejtorive komunale.
Sa i përket statusit të drejtorëve të deritashëm, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri sqaroi se ata janë të lirë prej ditës së sotme.
Kështu, Agim Velekinca është caktuar ushtrues detyre në Administratë të Përgjithshme, Valon Shefkiu në Inspekcion, Sali Kçiku në Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, Bardhyl Syla në Arsim, Bujar Haziri në Kulturë, Rini e Sport, Isuf Berisha në Kadastër, Mumin Kqiku në Urbanizëm, Enver Biçkaj në Shërbime Publike, Vahid Aliu në Bujqësi, Halit Rexhepi në Mbrojtje dhe Shpëtim, Mursel Zymberi në Shëndetësi dhe Mbrojtje Sociale dhe Ilmi Limani në Buxhet dhe Financa. /2lonline/