Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që t’ua përmbush kërkesat transportuesve publik “Anamorava”.
Haziri ka thënë se këto kërkesa të transportuesve janë të arsyeshme, duke e marrë parasysh faktin se janë shërbyes publik.
Ndryshe, nga dje transportuesit publik në Gjilan dhe në mbarë Kosovën kanë hyrë në grevë, duke ndërprerë të gjitha linjat e transportit të udhëtarëve, deri në përmbyshjen e kërkesave të tyre. /2LONLINE.com/