(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sipas autorizimeve dhe dispozitave ligjore, ka emëruar sot Sabedin Shahiqi, kryesues i Bordit për Kulturë. Ndërkohë, para 3 muajve në bazë të nenit 13 të LVL-së dhe nenit 81.1 të Statutit të Komunës së Gjilanit, kryetari Komunës së Gjilanit ka nxjerrë vendimin për emërimin e Bordit udhëheqës për Kulturë në përbërje përbërje të shtatë anëtarëve.
Bordi udhëheqës i Njësisë për Kulturë ka këto detyra: Miraton rregulloren e funksionimit të tij, e cila propozohet nga udhëheqësi Njësisë për Kulturë; Përcakton prioritetet kulturore, në përputhje me politikën e Komunës për kulturën dhe artin; Miraton projektet kulturore, në përputhje me planin e punës të miratuar; Miraton kriteret dhe masën e shpërblimit të cilësisë së projekteve për çdo vepër që do të realizohet; Miraton paraqitjen apo pjesëmarrjen e institucionit në manifestime tjera kulturore; Ushtron edhe detyra tjera të cilat i caktohen nga udhëheqësi i Njësisë në pajtim me ligjin
Ndryshe, që nga marrja e detyrës më 24 dhjetor 2013, sektori i Kulturës ka qenë dhe vazhdon të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisjes së kryetarit Lutfi Haziri, thuhet në një njoftim të Zyrës për informim. /2L ONLINE/