(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka pritur sot në takim zëvendëskomandantin e KFOR-it, Anton Waldner, me të cilin ka biseduar kryesisht për sigurinë në komunën e Gjilanit. Kryetari Haziri ka falënderuar zëvendës komandantin e KFOR-it, Anton Waldner, për vizitën e tij në Gjilan, ndërsa konfirmoi bashkëpunimin e mirë që e kanë dhe që do ta kenë në mënyrë të vazhdueshme me KFOR-in.
Në këtë takim, gjendja e sigurisë në komunën e Gjilanit është vlerësuar të jetë e qetë dhe stabile, duke u vënë në spikamë se Gjilani është shembull i tolerancës multi-etnike.
Nga ana e tij, zëvendës komandanti i KFOR-it, Anton Waldner, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen si dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë më Komunën e Gjilanit në të mirë të sigurisë së qytetarëve. /2L ONLINE/