(2L ONLINE) – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 7 marsit ditës së mësuesit ju uron të gjithë mësimdhënësve vitias, ditën e mësuesit. “ Është kënaqësi e veçantë që sot t’i falënderoj mësimdhënësit vitias për kontributin e tyre. Njëherit unë si Kryetari i kësaj komune jam i përkushtuar të krijojnë kushte sa më të mira për mësim dhënie dhe mësim nxënie” u shpreh Haliti . Ai ndër tjerash në urimin e tij tha se puna e mirë e mësimdhënësit është udhërrëfyes për një të ardhme të ndritur të një shoqërie./2L ONLINE/