Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë fundjavës ka vizituar Pozheranin, konkretisht punimet ku janë zhvilluar në rregullimin e përroskës me gurë.
“Rregullimi i përroskave të tilla po shihet si e rëndësishme në veçanti në parandalimin e vërshimeve, ruajtjes së pronës por edhe të tokave bujqësore”, thuhet në njofitm.
Përndryshe komuna e Vitisë punime të tilla ka zhvilluar edhe në lokalitet e tjera të kësaj komune. /LONLINE/