Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot fabrikën për prodhime metalike Vinex, në Viti.
Me këtë rast ai është njoftuar nga menaxhmenti i kësaj fabrike rreth prodhimtarisë së saj.
Kreu i kësaj komune ka potencuar se VINEX-i është një kompani e rëndësishme për qytetarët e kësaj komune e cila me dekada ka bërë prodhime cilësore të cilët edhe janë eksportuar.
Ai inkurajoi ata për punë duke potencuar se komuna e Vitisë, mbetet e përkushtuar të krijojë kushte sa më të mira për zhvillimin e ekonomisë në këtë komunë.
Përndryshe, në këtë fabrikë bëhet prodhimi i bulonave, dadove, konstruksione metalike, shtylla të tensionit te lartë , parmarkëve rrugorë dhe pjesë te tjera per makineri si industrinë ndertimit, industrinë e bujqesisë dhe industrinë e mobiljeve.