(2LONLINE) – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti menjëher pas ndërrimit të moteve, ka vizituar disa nga institucionet si Policinë e Kosovës, Qendrën Kryesore për Mjekësi Familjare, Njësin e Zjarrëfikësve, familjet e dëshmorëve të komunës së Vitisë etj. Me këtë rast, kryetari Haliti i ka falenderuar ata për angazhimin që në ndërrimin e motmoteve dhe në kohën kur të gjithë festojnë, ata janë në shërbim të popullit.
“Puna e juaj dhe përkushtimi gjatë kësaj nate, është shebulli më i mirë për përgjegjsin që keni për ti shërbyer popullit. Ne krenohemi me ju dhe duke shpresuar një vitë të qetë, pa ekcese u uroj suksese të mëtutjeshme në të ardhmen si institucion që përkujdeset për ruajtjen e rendit dhe ligjit”, u shpreh kryetari Haliti gjatë vizitës që i bëri stacionit policor në Viti.
Ndërsa në QKMF tha se shpëtimi i një jete, ka një rëndësi të madhe dhe puna e juaj fisnike, është për tu përshëndetur. Në vazhdën e vizitave të kryetarit Haliti me stafin e tij, ka qenë edhe Njësia e Zjarrëfikësve të cilët i ka falenderuar për punën që kanë bërë gjatë vitit 2013 në eliminimin e zjarreve dhe sigurisë së qytetarëve.
Kryetari i komunës Sokol Haliti, gjatë vizitës që i ka bërë këtyre institucioneve dhe familjeve të dëshmorëve, ka shpërndarë edhe dhurata simbolike. Ai poashtu ju ka drejtuar edhe qytetarëve të komunës së Vitisë me nje urim, në sheshin para Shtëpisë së Kulturës ku qytetarë të shumtë kishin dalur që ta presin vitin e ri pikërisht në orën 24:00 dhe të ndeznin fishekzjarret.
Me këtë rast është festuar me një program artistik nga AKV “Kemajl Azizi” i cilë ëstë organizuar nën organizimin e kryetarit Sokol Haliti./2lonline/