Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me rastin e 34-vjetorit nga miratimi i deklaratës Kushtetuese të pavarësisë së Kosovës, e njohur si Deklarata e 2 Korrikut i ka uruar qytetarët për këtë datë historike.
“ Sot pos që dua të ju urojë gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës datën historike të 2 Korrikut, dua të shprehi edhe mirënjohjen e përhershme për deputetët e guximshëm që asokohe ndërmorën hapa të tillë dhe shënuan ngjarjen më të rëndësishme për shtetin e Kosovës të cilën gëzojmë sot. Gjithashtu me qëllim që kjo datë të kujtohet vazhdimisht komuna e Vitisë, çdo vit në kuadër të statutit të komunës mbanë aktivitet kulturo-sportive në Beguncë të Vitisë, ku do të nderohen pikërisht ata që ishin pjesë e kësaj ngjarje historike. Prandaj ju ftojë të gjithë juve që të shënojmë dhe kremtojmë këtë datë me 2 korrik 2024 me fillim nga ora 19:00 në fushën sportive në Beguncë të Vitisë”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti. /2LONLINE/