Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Gjatë këtij takimi është folur për harmoninë ndërfetare dhe ndëretnike, ku kryetari Haliti potencoi se komuna e Vitisë është shembull në këtë drejtim.
Gjithashtu u bisedua edhe rreth zhvillimeve të gjithmbarshme, ku kryetari Haliti e njoftoi atë për aktivitetet e ndryshme të komunës ndërsa ata u pajtuan që të vazhdojnë bashkëpunimin për të ruajtur dhe nxitur bashkëjetesën dhe respektin mes komuniteteve fetare. /2LONLINE/